Osmani: Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se miratimi i (Magnitsky Act) ku sanksionohen të huajt për shkeljet e të drejtave të njeriut, tregon edhe njëherë angazhimin e Kosovës që kanë marrë në Samitin për Demokraci.

Osmani ka përgëzuar edhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj.

“Kosova vazhdon të udhëheqë me shembull në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e drejtësisë. Unë e përgëzoj ministren Albulena Haxhiu për punën e saj në këtë ligj vendimtar”, ka deklaruar presidentja. 

/Telegrafi/

Read Previous

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Read Next

Votimi i Ligjit të ri për zgjedhjet, Hovenier: Harmonizon më tej Kosovën me standardet e BE-së