Osmani: Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë, përballë sfidave qëndrojmë të bashkuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me ceremoni zyrtare në Tiranë nga homologu Bajram Begaj, me të cilin kanë pasur takim, ndërkaq tashmë janë duke mbajtur konferencë për media.

Osmani tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë.

“Mbështetja e Shqipërisë nuk ka munguar për Kosovën. Diskutuam për të arriturat dhe sukseset, por edhe për sfidat që na presin, që duhet t’i tejkalojmë së bashku. Përballë sfidave, ne qëndrojmë të bashkuar. Kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë dhe të jetë zëri ynë në instancat ku Kosova s’ka përfaqësim. Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme”, tha Osmani.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Kushtetuesja e pezullon Ligjin për Tatimin në Pronë që mundësonte faljen deri në 100 euro

Read Next

Begaj për dialogun Kosovë-Serbi: Rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve