Osmani: Kosova është e rrezikuar për shkak të veprimeve destabilizuese të Serbisë

Para fillimit të seancës së Këshillit të Sigurimit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se në mbledhje do të tregojmë se Kosova është e rrezikuar vazhdimisht për shkak të veprimeve destabilizuese të Serbisë.

Po ashtu, presidentja tha se do të kërkojmë edhe drejtësi për viktimat civile dhe gratë e dhunuara gjatë luftës.

Kujtojmë se Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën që pritet të mbahet sot me fillim nga ora 16:00, sipas kohës lokale në Prishtinë./21Media

Read Previous

Rusia merr kontrollin e një fshati në rajonin Donetsk të Ukrainës

Read Next

MPJD: 180 mijë qytetarë të diasporës janë regjistruar deri tani