Osmani: Kosova e përkushtuar për forcimin e raporteve me Selinë e Shenjtë

Gjatë javës së kaluar, në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani u takua me kardinalin Parolin, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë.Sipas njoftimit nga Presidenca,  gjatë takimit Osmani shprehu përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Selinë e Shenjtë.

“Ajo theksoi gjithashtu punën intensive me institucionet e Selisë së Shenjtë për hapjen e Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, duke e konsideruar këtë si një shembull të përkushtimit të Kosovës për forcimin e mëtejshëm të raporteve midis dy vendeve, si dhe për frymën e harmonisë ndërfetare që vendi ynë e mishëron me shekuj, thuhet në njoftim .

Tutje, në takim, presidentja Osmani ka theksuar edhe rëndësinë e njohjes nga Selia e Shenjtë, si hap të rëndësishëm drejt thellimit të raporteve ndërshtetërore, e cila po ashtu do të kontribuonte drejt paqes dhe stabilitetit afatgjatë në rajonin tonë.

“Në takim me kardinalin Parolin, presidentja Osmani ka folur edhe ftesën për vizitën e Papës Françesku në Republikën e Kosovës, të cilën e ka diskutuar në takim me Papën vitin e kaluar, theksohet në njoftim./rtklive

Read Previous

Sulmet ajrore ruse plagosën 14 persona teksa goditën blloqe apartamentesh në Zaporizhzhia

Read Next

Egjipti humb 6 miliardë dollarë për shkak të tensioneve rajonale