Osmani kërkon zbatimin e marrëveshjeve të Procesit të Berlinit nga BeH

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një takim me delegacionin nga Zyra për Koordinimin e Këshillave Kombëtare Boshnjake, ka kërkuar që të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruar në marrëveshjet e Procesit të Berlinit.

Takimin e ka bërë të ditur Zyra e Presidencës, përmes një komunikate për media.

“Presidentja po ashtu theksoi se është e nevojshme të zbatohen të gjitha parimet e nënshkruara në marrëveshjet e Procesit të Berlinit, duke filluar nga liria e lëvizjes”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, kërkoi që të rritet bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

“Presidentja bëri thirrje për bashkëpunim edhe më të ngushtë, në radhë të parë të natyrës institucionale, ndërmjet Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës, e pastaj ndërmjet mes popullit shqiptar  dhe atij boshnjak, për projekte të përbashkëta dhe shkëmbime në fushën e arsimit dhe kulturës”.

Pas gati dy vite negociatash në mes të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor më 3 nëntor ishin nënshkruar tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit përmes të cilit jetësohej Tregu i Përbashkët Rajonal.

/albanianpost/

Read Previous

Policia në Gjakovë shpërndan lule në Ditën e Gruas

Read Next

Për nder të 8 Marsit një park në Gjakovë emërohet “Xhubleta”