Osmani: Ka rrezik të madh të përshkallëzimit nëse vazhdohet me politikë aktive ledhatuese ndaj Serbisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, beson se nëse vazhdohet me një politikë aktive ledhatuese ndaj Serbisë, sidomos nga ana e Bashkimit Evropian, atëherë padyshim që do të ketë rrezik të madh të përshkallëzimit të situatës jo vetëm në Kosovë për në të gjithë rajonin.

E për të parandaluar apetitet e Serbisë në Ballkanin Perëndimor, beson Osmani, ajo duhet të kuptojë dhe të ketë frikë nga fuqia e NATO-s.

Në një panel diskutimi në TRT World Forum, duke folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit, Osmani ka potencuar se qëllimi i grupit paramilitar serb nuk ka qenë fshati Banjë, por aneksimi i gjithë Veriut të Kosovës.

“Nëse grupi paramilitar serb do të shkonte drejtë aneksimit të Veriut ne do të përgjigjeshim, dhe kur do të përgjigjeshim, si e dini edhe ju, rajoni do të përgjigjej meqë. Rajoni jonë është aq i lidhur, sa një destabilizim në një shtet do të thotë destabilizimi në gjithë shtetet e tjera. Pra nuk përfundon me destabilizimin e një shteti të vetëm, kjo është ajo që Serbia dëshiron”, ka theksuar ajo.

“Për një periudhë shumë të gjatë ka pasur një politikë aktive ledhatuese ndaj Serbisë që injoron atë çfarë bën Vuçiç dhe koncetrohet vetëm në atë çfarë ai thotë. Për këtë arsye jemi në një situate mjaftë të rrezikshme dhe aktualisht fokusi i të gjithëve do të duhet të jetë prandalimi i ndonjë sulmi të mundshëm nga Serbia përsëri”.

“Dhe përgjigja është shumë e lehtë, Serbia kupton nga fuqia e NATO-s, Serbia duhet të kuptoj se fuqia e NATO-s do të përdoret nëse ajo çmendet përsëri. Dhe së dyti duhet të ketë masa specifike nga Bashkimi Evropian, më saktësisht nga Komisioni Evropian, sidomos në financa”. /Albanianpost.com

Read Previous

Pse SHBA-ja vuri veto në rezolutën që bënte thirrje për armëpushim në Gaza?

Read Next

Bëhen ndryshime në etiketat e verërave, tani është e detyrueshme të tregohet përbërja