Osmani i quan trishtuese statistikat e dhunës ndaj grave

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”.

Kryeprokurorini i Shtetit, Aleksander Lumezi tha se Republika e Kosovës tashmë është prijëse në rajon sa i përket legjislacionit dhe trajtimit të viktimave të krimit sipas praktikave dhe standardeve më të avancuara ndërkombëtare.

Lumezi tha se viktimat e krimit ngadalë por sigurt po i realizojnë të drejtat e tyre dhe po e marrin trajtimin e duhur nga institucionet vendor.

Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se statistikat e viktimave të krimit janë trishtuese, prandaj kërkoi përkushtim dhe ndëshkim për të gjithë kryesit e krimeve.

Derisa ka ofruar mbështetjen e saj në mbrojte të viktimave të krimit, Osmani kërkoi nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të punojnë me integritet dhe profesionalizëm me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve karshi institucioneve të drejtësisë.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu krahas thirrjes për ndëshkueshmëri sa më të lartë të kryesve të krimit, tha se mbrojtja e viktimave të krimit është prioritet i tyre.

“Viktimë e krimit të jesh kushdo por shqetësues janë rastet e shumta të dhunës në familje dhe fëmijëve, prandaj prioritet i yni është trajtimi i dhunës në familje përmes ndryshimeve të shumë ligjeve”, tha ajo.

“Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” do mbahet deri më 29 tetor.

/KP/

Read Previous

I nevojshëm ndryshimi i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm, kritikohet ministrja Gërvalla

Read Next

Mourinho tregon arsyen pse i la në tribunë pesë lojtarët e ekipit të parë