Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një postim në llogarinë e saj në platformën X, duke njoftuar se është takuar me gratë ambasadore në Kosovë, siç i quajti ajo të shquara, “për të festuar shërbimin e jashtëzakonshëm të Carin Lobbezoos si ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Kosovë dhe për forcën e grave në diplomaci”.
Ajo tutje shtoi se ky tubim nuk ishte thjesht një lamtumirë, por një dëshmi e forcës dhe ndikimit të grave në diplomaci.
“Së bashku, ne formojmë një botë më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë”, shkroi mes tjerash Osmani. /Klankosova.tv/
Together with outstanding women ambassadors in Kosovo, we celebrated Ambassador @carinatwork’s remarkable service as Ambassador of 🇳🇱 to Kosovo and the strength of women in diplomacy.
This gathering was not a mere farewell but a testament to the strength and influence of women… pic.twitter.com/PfAGO9Nq2z— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 5, 2024