Osmani flet me presidentin Begaj: Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje të nevojshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me incidentin në Uzinën ushtarake në Gramsh të Shqipërisë.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ka telefonuar homologun e saj, presidentin Bajram Begaj, derisa ka shtuar se autorët e sulmit duhet të mbahen përgjegjës.https://33dd0c98633608648aa8e50437939ba1.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

“Kam folur me Presidentin Bajram Begaj, për sulmin e fundit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e Gramshit.

Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar Osmani. /Telegrafi/

Read Previous

Janë disa objekte të vjetra në Gjakovë që rrezikojnë shëndetin publik

Read Next

​Rooney: Ndaj Liverpoolit nuk duhet të luajë Ronaldo