Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Tiranë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian, që po mbahet në kryeqytetin shqiptar, shkruan Gazeta Sinjali.
Osmani e përshkroi Erdoganin si “mik të palëkundur të Kosovës” dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Turqia i jep vendit tonë.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj presidentin Erdogan – një mik i palëkundur i Kosovës. E falënderova për mbështetjen e tij të palëkundur për popullin tonë dhe për avokimin e vazhdueshëm, si dhe për punën krah për krah me ne për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi presidentja Osmani pas takimit.