Osmani e Kurti takohen me deputetët portugez, kërkojnë që liberalizimi i vizave të mos mbetet peng

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Albin Kurti janë takuar me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto.

Presidentja Osmani me delegacionin portugez ka diskutuar për raportet ndërshtetërore dhe mbështetjen e Portugalisë për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Me delegacionin portugez, Presidentja Osmani ka diskutuar për raportet ndërshtetërore dhe mbështetjen e Portugalisë për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, është thënë nga zyra e Presidencës.

Sipas Osmanit, Komisioni Evropian, ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën, ngase Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret.

“Prandaj,  vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke është më se urgjente dhe hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë teknikaliteti”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim delegacionin nga Parlamenti i Portugalisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në takim me delegacionin nga Portugalia.

Në njoftimin për media të Kryeministrisë është thënë se “si vend mik dhe aleat i Kosovës, ai konfirmoi mbështetjen e Portugalisë drejt integrimit të plotë të Kosovës në strukturat euro-atlantike, BE dhe NATO”.

Duke u theksuar se “Portugalia gjithashtu mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën pa kushte të reja”.

Sa i përket marrëdhënieve të mira dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Portugalisë, kryeministri Kurti bëri ftesë për rritje të shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe ekonomike teksa e njoftoi delegacionin me indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë të vendit si dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj.

Kryeministri falënderoi Portugalinë për mbështetjen e hershme dhe të vazhdueshme ndaj vendit, popullit dhe shtetit tonë, “veçanërisht në fushën e sigurisë nëpërmjet trupave të saj në kuadër të misionit të KFOR-it”. /Albanianpost.com

Read Previous

Vritet një 27-vjeçar shqiptar në Londër

Read Next

​Liberalizimi i vizave për Kosovën, kërkohet zgjidhje e shpejtë