Vritet një 27-vjeçar shqiptar në Londër

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë pranë stacionit të metrosë në Londër.

Mediet e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 23:00 të së dielës, në një rrugë jashtë një stacioni metroje në lindje të Londrës.

Sipas medieve vendase për arsye ende të panjohura, shqiptari kishte konflikt me një person, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sherrit.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

/KlanKosova/

Read Previous

Bislimi: Për rritjen ekonomike s’kam dyshime, vendet e punës s’shihen në shesh, e kam listën

Read Next

Osmani e Kurti takohen me deputetët portugez, kërkojnë që liberalizimi i vizave të mos mbetet peng