Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurit sot do të priten nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Takimi do të zhvillohet në ditën e dytë të qëndrimit të dy krerëve të shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku udhëtuan atje për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes me MCC-në.
Sipas njoftimit, takimi në Departamentin e Shtetit do mbahet në ora 16:30, sipas orës lokale të Washington D.C. ose 22:30 në bazë të orës sonë lokale./Sinjali/