Osmani: Aleancat janë determinuese për ta garantuar e mirëmbajtur lirinë e fituar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në seancën solemne me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, tha se NATO-ja ishte një dritë shprese, një shans për drejtësi, një shans për liri, raporton Sinjali.

Osmani tutje tha se kemi qëndruar të palëkundur në besimin se liria ia vlen me çdo sakrificë dhe mbështetja e aleatëve ishte një pohim i fuqishëm i këtij besimi.

Ajo tha se aleancat janë po aq determinuese për ta garantuar e mirëmbajtur lirinë e fituar, duke mos e marrë asnjëherë si të mirëqenë.

“Në Kosovë, kërkimi për liri ka qenë një rrugëtim i gjatë dhe i mundimshëm. Jemi përballur me shumë vështirësi e vuajtje, por gjatë gjithë kësaj kohe, ne kemi qëndruar të palëkundur në besimin se liria ia vlen me çdo sakrificë. Mbështetja e aleatëve ishte një pohim i fuqishëm i këtij besimi. Ajo na kujtoi neve dhe botës se liria është një e drejtë që edhe pasi të jetë arritur, duhet mbrojtur dhe ruajtur. Kjo na kujton se aleancat dhe partneriteti me shtetet janë po aq determinuese për ta garantuar e mirëmbajtur lirinë e fituar, duke mos e marrë asnjëherë si të mirëqenë.”

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova. /GazetaSinjali/

Read Previous

Përkujtohen ushtarët britanikë që humbën jetën gjatë shërbimit në Kosovë

Read Next

Gërvalla: Përulemi para luftës çlirimtare të heronjve