Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka kujtuar Masakrën e Reçakut në 25-vjetorin e saj.
OSCE ka thënë se misioni i saj është i përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti në Kosovë.
“Sot shënohet 25 vjetori i Masakrës së Reçakut. Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe u shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjeve të tyre në pikëllimin e tyre të pangushëllueshëm”, ka shkruar organizata në X.
“Misioni është i përkushtuar të mbështesë përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti”.
/klankosova/