OSBE ka uruar të gjithë goranët e Kosovës për ditën e komunitetit

Në një postim në rrjetin social Facebook, thuhet se sot festohet kontributi i komunitetit goran në diversitetin kulturor të Kosovës, duke pasuruar shoqërinë përmes traditave të tyre unike.

“Misioni vlerëson përpjekjet e përfaqësuesve goranë të Kosovës që punojnë për të ruajtur trashëgiminë e tyre dhe për të përmirësuar mirëqenien e komunitetit të tyre, duke u përballur gjithashtu me sfida në lidhje me qasjen në arsim dhe përfaqësimin në sektorin publik”.

“Në këtë ditë të veçantë dërgojmë urimet më të përzemërta nga të gjithë ne në Misionin e OSBE-së në Kosovë!”, thuhet në deklaratën e Misionit të OSBE-së. /Klankosova.tv

Read Previous

Kosova U18 në hendboll mposht Malin e Zi

Read Next

Tragjedia e familjes Arrazi, qytetarët hedhin lule nga ura e lumit Buna