“Organizatë kriminale transnacionale”, SHBA ngrin asetet e grupit Wagner

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë të gjitha asetet që i përkasin grupit rus Wagner , që është cilësuar si një organizatë kriminale transnacionale nga Amerika.

Urdhri ekzekutiv parashikon sanksione të mëtejme ndaj mercenarëve, ku Thesari i Shtetit ka njoftuar se grupi është përgjegjës ose është bashkëpunëtor në vrasjen e grave dhe fëmijëve në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali.

“Mercenarët e Wagnerit ka kryer aktivisht krime të rënda, duke përfshirë ekzekutime masive, përdhunime, rrëmbime të fëmijëve dhe abuzim fizik në Republikën e Afrikës Qendrore dhe Mali”, njoftoi Thesari. Uashingtoni vendosi gjithashtu sanksione ndaj Kompanisë Aksionare me bazë në Rusi, Terra Tech dhe “Changsha Tianyi Space Science and Technology Research Institute Co. LTD” me bazë në Kinë, të cilat i akuzoi për mbështetjen e operacioneve ushtarake të Grupit Wagner.

Ndryshe, Wagner gjithashtu po kryen krime mizore edhe në shtetin ukrainas që nga 24 shkurti, kur filloi pushtimi rus. /Top Channel/

Read Previous

Për herë të parë pas 11 vitesh, bora mbulon Saharanë pranë kufirit me Marokun

Read Next

Breakdancing do të bëhet sport olimpik në Lojërat Olimpike “Paris 2024”