Ushtria amerikane ka konfirmuar se gjatë operacionit ku u vra lideri i ISIS në perëndim të Sirisë u shkatërrua dhe një helikopter i tyre.
Sipas burimeve, helikopteri amerikan pësoi një defekt gjatë operacionit dhe për këtë arsye ushtarët u detyruan ta shkatërronin vetë atë.
Mbetjet e helikopterit u panë në veri të provincës Idlib të Sirisë.
Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se forcat speciale vranë në Siri udhëheqësin e Shtetit Islamik, gjatë një aksioni në shtëpinë e tij.
Presidenti shtoi se të gjithë amerikanët e përfshirë në operacion janë kthyer shëndoshë e mirë./Sinjali/