Operacion policor në veri të Kosovës: Policia e angazhuar për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë

Policia e Kosovës ka nisur një operacion të rëndësishëm në veri të vendit.

Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të ndaluar aktivitetet që minojnë sovranitetin e Kosovës.

Komunikata e Policisë së Kosovës:

Prishtinë, 30 gusht 2024

“Policia e Kosovës, në përputhje me kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ka nisur një operacion të gjerë policor në katër komuna në veri të Kosovës.

Ky operacion po realizohet në bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të plotë me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organet e drejtësisë.Qëllimi kryesor i këtij operacioni është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, duke synuar ndërprerjen e aktiviteteve që po zhvillohen në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar për funksionimin e komunave ilegale, në kundërshtim me rendin juridik kushtetues të Republikës së Kosovës.

Operacioni policor është ende në zhvillim e sipër dhe priten informacione të mëtejshme sapo të përfundojë. Policia e Kosovës do të vazhdojë të mbajë qytetarët të informuar mbi zhvillimet dhe rezultatet e këtij operacioni”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /tvsyrivision/

Read Previous

Harris këmbëngul se Trump do të nënshkruajë një ndalim kombëtar të abortit nëse zgjidhet për një mandat të dytë

Read Next

​Parashikimi i motit për ditën e sotme