Operacion antimafia në Belgjikë, 8 të arrestuar

Policia belge ka vazhduar me operacion e saj kundër “Ndragheta”, një organizatë mafioze. Ky është bastisja e dytë e autoriteteve belge në luftën kundër trafikut të drogës.

Një bastisje e mëparshme u krye në maj kundër organizatës mafioze, e cila tha se ishte përgjegjëse për 80% të kokainës së importuar në Europë. Tetë persona janë arrestuar gjatë hetimeve të fundit në të gjithë Belgjikën. Ata akuzohen për trafik droge dhe organizim kriminal.

Gjatë bastisjeve u sekuestruan edhe armë, drogë, para dhe mallra luksi. Një person është arrestuar në Gjermani dhe Belgjika do të kërkojë ekstradimin e tij. /abcnews.al

Read Previous

Kusari-Lila për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri: Nuk mund të pranohet që dhuna si standard të jetë ajo që shtynë përpara kërkesat

Read Next

KFOR-i largon telat gjemborë në Zveçan