Olaf Scholz do të vizitojë Washingtonin javën e ardhshme

Kancelari Olaf Scholz do të vizitojë Uashingtonin më 8 dhe 9 shkurt, sipas një njoftimi të zëdhënësit të  qeverisë Steffen Hembestreit.

Temat kryesore në axhendën e takimit me presidentin amerikan Joe Biden do të jenë sulmi ushtarak rus ndaj Ukrainës dhe situata në Lindjen e Mesme.

Në përgjigje të një pyetjeje lidhur me këtë, zëdhënësi tha se Scholz do të takohej gjithashtu me anëtarët e Kongresit, por ai hezitoi të jepte detaje të planit të kancelarit.

/abcnews.al/

Read Previous

​Kurti viziton ASK-në, njoftohet me përgatitjet për regjistrimin e popullsisë

Read Next

Tre klube të Serie A në listën e 10 fituesve më të lartë për afatin kalimtar të janarit