OKB: Tragjedia duhet të ndalet, mbi 4 milion ukrainas janë larguar deri më tani

Mbi 4.1 milionë civilë janë larguar deri më tani nga Ukraina e shkatërruar nga lufta, sipas një deklaratë të UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, shkruan skynews.

Sipas të dhënave të fundit, 4,102,876 ukrainas janë larguar nga vendi që nga muaji i kaluar. Gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të personave që janë larguar për ti shpëtuar agresionit rus.

Ata janë detyruar të largohen për të shpëtuar veten, kanë lënë shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të ndahen nga familja.

Kjo tragjedi duhet të ndalet”, tha UNHCR.

Kjo vjen pas njoftimit të autoriteteve të Kievit se të paktën 148 fëmijë janë vrarë në sulmet ajrore ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

/abcnews.al

Read Previous

Pamje kur Dren Caka përpiqet të shpjegojë makthin dhe traumat e përjetuara nga masakra e Gjakovës (VIDEO)

Read Next

Zelensky telefonatë me Macron, ja çfarë biseduan