OKB: Përkeqësohet kriza humanitare në Jemen

Image: UNDP Yemen / 2023

Kriza humanitare po përkeqësohet në Jemen, ku të paktën 19.5 milionë banorë do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në vitin 2025, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) , duke shprehur shqetësim të veçantë për fatin e fëmijëve që vuajnë nga kequshqyerja.

“Popullsia e Jemenit vazhdon të përballet me një krizë të rëndë humanitare dhe të mbrojtjes civile”, i tha Këshillit të Sigurimit Joyce Msuya, zëvendës drejtoreshë e OCHA.

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Hans Grundberg, i cili u kthye nga kryeqyteti Sanaa që kontrollohet nga rebelët Houthi, nënvizoi nevojën për “një angazhim të vërtetë për paqen”./abcnews.al

Read Previous

Frika nga shpërthimi i vullkanit, evakuohen me urgjencë 3000 banorë në këtë shtet

Read Next

Rusia dhe Ukraina duhet të bëjnë koncesione për t’i dhënë fund luftës