“Gaza i është nënshtruar urisë së detyruar nga Izraeli”, kështu është shprehur një zyrtar i lartë i OKB-së, Tom Fletcher
Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se bota ka përgjegjësinë të ndërmarrë veprime më të mëdha për të sjellë ndihma në Gaza dhe të “veprojë për të parandaluar gjenocidin”.
Izraeli ka pretenduar se Hamasi vjedh ndihmën ushqimore dhe ka akuzuar OKB-në se refuzon të bashkëpunojë me qendrat e tyre të shpërndarjes së ndihmës të organizuara nga ushtria.
Gjithashtu Fletcher thotë se disa furnizime u morën nga bandat e armatosura, por pjesa më e madhe e ndihmës kishte mbërritur në qendrat e shpërndarjes. /abcnews.al/