Kombet e Bashkuara kanë thënë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, çdo ditë 70,000 fëmijë në Ukrainë bëhen refugjatë. “Kjo është e barabartë me 55 fëmijë që ikin nga vendi çdo minutë, sipas UNICEF – gati një në çdo sekondë,” tha një zëdhënës i OKB-së.
Që nga 24 shkurti, dhjetëra fëmijë janë vrarë, shumë të tjerë janë plagosur dhe më shumë se 1.5 milion janë larguar nga vendi.