Një shërbim transmetimi po u ofron 2 mijë e 400 dollarë tre personave që janë të gatshëm të shikojnë 24 orë dokumentarë të krimit të vërtetë, dhe të shkruajnë rreth kësaj përvoje në rrjete sociale.
MagellanTV, i cili bëri ofertë të ngjashme edhe vitin e kaluar ndaj një personi, të cilin e pagoi njëmijë dollarë, tha se në versionin e dytë të promovimit do të zgjedhë tre kandidatë të cilët do paguhen nga 100 dollarë në orë për përballjen me krimet e vërteta.
“Kandidatët tanë idealë jetojnë për krimin e vërtetë”, thuhet në postimin për “punën e ëndrrave të shikimit të krimit të vërtetë”.
“Ata mund ta përballojnë edhe vrasësin serial më kërcënues e detajet më të rënda, dhe të mos tremben nga gjërat jashtëzakonisht të frikshme paranormale”.
Aplikimet janë të hapura deri më 5 maj. /KlanKosova/