Oficerja e FSK-së, gruaja e parë ndërkombëtare që diplomon në “Ranger School” të SHBA-së

Oficerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka përfunduar me sukses trajnimin elitar ushtarak “Ranger School” në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Ky kurs, siç thuhet, një nga më sfiduesit në ushtrinë amerikane, është i njohur për standardet e larta dhe sfidat ekstreme fizike, mendore e emocionale që u vendos pjesëmarrësve.

”Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përgatiten për të udhëhequr operacione komplekse në terrene dhe kushte të ndryshme taktike, duke përfshirë misione pritëse, patrullime të gjata dhe planifikim të detajuar në nivel togu. Stërvitja kryhet me mbështetje minimale logjistike, me mungesë gjumi, ngarkesë të vazhdueshme fizike dhe presion psikologjik të lartë — me qëllim të zhvillimit të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën stres”, thuhet në njoftim.

Në këtë cikël diplomimi, nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses kursin, vetëm 3 ishin femra”, shkruhet në njoftimin e FSK-së./reporteri/

Read Previous

Kampionati i shahut për të rinj në Kosovë nxjerr në pah talentet e reja

Read Next

Presidentja Osmani do t’i ftojë liderët e partive politike në takim