OEK: Kosova të përfshihet urgjentisht në projektet rajonale të gazit

Pas Odës Amerikane në Kosovës edhe Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të bëjnë çmos në atë mënyrë që ta përfshijnë vendin urgjentisht në projektet rajonale të gazit, duke e cilësuar këtë si të domosdoshme për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Refuzimi ose mos angazhimi në projektet e gazit amerikan, sipas OEK-ut, mund të ndikojë negativisht në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në pozicionimin e Kosovës në zhvillimet energjetike rajonale.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po avancojnë shpejt në zhvillimin e infrastrukturës së gazit dhe lidhjeve me burime alternative furnizimi, përfshirë projektet LNG me mbështetje ndërkombëtare. Mungesa e Kosovës në këto iniciativa e vendos vendin në disavantazh ekonomik dhe kufizon mundësitë për investime të reja strategjike”, thuhet në njoftim.

Nga kjo odë është bërë thirrje për institucionet që të intensifikojnë dialogun me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë, për të siguruar përfshirjen aktive të Kosovës në projektet energjetike të së ardhmes. /Albanianpost.com

Read Previous

SpaceX kalon Amazon në vlerë tregu, pas rritjes së fortë të aksioneve

Read Next

Rutte: NATO planifikon ta zvogëlojë praninë e KFOR-it në Kosovë