Oda Ekonomike Amerikane kërkon që në Kosovë të shmangen veprimet diskriminuese

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me raportimet e djeshme për trajtim diskriminues të pjesëtarëve të një komuniteti të caktuar nga ana e punonjësve të një operatori ekonomik.

Oda Amerikane përmes një njoftimi për media ka thënë se trajtimi jodiskriminues është detyrim kushtetues për të gjithë në Kosovë, ndërsa sipas kësaj Ode, praktikat e shërbimit gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues duhet të jenë edhe pjesë e demonstrimit aktiv të vlerave të përgjegjësisë sociale korporatave, dhe si të tilla duhet të respektohen gjatë tërë kohës nga të gjitha ndërmarrjet në Kosovë.

“Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë u bënë thirrje të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë që të shmangin veprimet që mund të sugjerojnë diskriminim apo përjashtim nga e drejta e shërbimit në çfarëdo baze”, është thënë në një njoftim për media./GazetaSinjali

Read Previous

Inagurohet ngrohtorja me biomasë në Gjakovë, e para e këtij lloji në Kosovë dhe rajon

Read Next

Nis seanca e Kuvendit të Kosovës