OBSH riemëron variantet e koronavirusit me shkronja greke

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të hënën se ka vendosur një sistem të ri për emërimin e varianteve të koronavirusit. Tani e tutje, OBSH-ja tha se do të përdorë shkronjat greke. Varianti britanik, për shembull, është etiketuar si Alfa, ai i Afrikës së Jugut si Beta dhe varianti indian si Delta.

Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Indisë e kritikoi emërtimin e variantit B.1.617.2 – të zbuluar për herë të parë në Indi, tetorin e kaluar – si “variant indian”, ndonëse OBSH-ja nuk e ka etiketuar kurrë zyrtarisht si të tillë. “Asnjë vend nuk duhet të stigmatizohet për zbulimin dhe raportimin e varianteve”, tha Maria Van Kerkhove, epidemiologe në OBSH.

Ajo bëri thirrje për një “mbikëqyrje të fuqishme” të varianteve dhe për ndarjen e të dhënave shkencore, që do të ndihmonin në ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

Shkronjat greke do t’u referohen edhe varianteve shqetësuese, edhe varianteve të interesit.

Një listë e plotë e emrave është publikuar tashmë në faqen e internetit të OBSH-së.

Van Kerkhove tha se shkronjat greke nuk do t’i zëvendësojnë emrat ekzistues./REL

Read Previous

Këta janë futbollistët që ishin të pasur para se të fillonin karrierën në futboll

Read Next

Avokati i Popullit kërkon që të merren seriozisht rastet e dhunës ndaj fëmijëve në shkolla