OBSH e shpall emergjencë globale shëndetësore linë e majmunit

Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli emergjencë shëndetësore globale linë e majmunit, për shkak të rritjes së madhe të numri të rasteve në të gjithë botën.

Vendimi u mor pas një takimi urgjent të komitetit të OBSH-së të ngritur për këtë virus.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se deri tani janë raportuar 16 mijë raste në 75 shtete të ndryshme, me 5 raste vdekjeje.

Lia e majmunit i shtohet kështu dy emergjencave të tjera shëndetësore në fuqi, pandemisë së koronavirusit dhe përpjekjes për zhdukjen e poliomielitit. /A2CNN/

Read Previous

Canhasi: Nëse trendi i migrimit vazhdon, rrezikohemi nga shumë faktorë

Read Next

Fëmijët shkodranë vizitojnë Gjakovën