O’Brien në Qeveri, Kurti e pret në takim

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James  O’Brien ka arritur në Qeveri, ku do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti. 

O’Brien ka qenë i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier, i cili paraprakisht ka shkruar për ardhjen e O’Brien, duke thënë se kjo është vizita e tij e parë në Kosovë në këtë rol. 

“Presim me padurim të zhvillojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyç bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e SHB-së ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar Hovenier në rrjetin social X.

O’Brien e viziton Kosovën një ditë pasi që ka qëndruar në Serbi. 

Gjatë qëndrimit atje ai ka dhënë një intervistë për transmetuesin publik serb duke thënë se kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen.

O’Brien ka deklaruar se sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet. Në këtë drejtim, ai tha se duhet që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin./Koha.net

Read Previous

Kontejnerët me ‘mbetje të rrezikshme’ mbërrijnë të dielën në Durrës

Read Next

Shoqata “Bereqeti” do të ndihmojë 43 familje me dru për ngrohje, shpërndarja ka filluar sot