Të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar për një javë nga sot do të jenë në pushime pranverore bazuar në kalendarin e Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2023-2024. Këto pushime vijnë pas përmbylljes së periodës së parë të gjysmëvjetorit të dytë.
Por njëjtë nuk ka ndodhur edhe me mësimdhënësit e tyre. Ata janë të detyruar të paraqiten në shkollat e tyre sepse janë të detyruar të respektojnë Udhëzimet Administrative.