Nxënësit kërkojnë drejtësi për Gentën dhe Ledionin

Sot Ledioni do të festonte ditëlindjen e 18-të, por në shtëpinë e tij miqtë nuk i shkuan për festë. Të shoqëruar nga kujdestarja e klasës Ylfet Nuza, dhe zv.drejtoresha e shkollës ‘Kadri Kusari’, Elvane Olloni shokët vizituan familjen për të ndarë dhimbjen e përbashkët, humbjen e Ledionit. Teksa familja po kërkon drejtësi, një gjë të tillë e duan edhe bashkëmoshatarët. Në mënyrë simbolike disa nxënëse të Gjimnazit “Hajdar Dushi” kanë kërkuar drejtësi për Ledionin dhe Gentën, që humbi jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov në mbrëmjen e 26 nëntorit në Gllogjan të Deçanit. Përmes vizatimeve nxënësit kanë shprehur revoltën dhe kërkesën për drejtësi.

Posterë të ngjajshëm u vendosën edhe në stacionin e autobusëve. Të gjithë posterët përmbajnë mesazhe të cilat nxënësit e kanë ndjerë ti shkruajnë, për të shtuar sigurinë për nxënësit. Të njëjta mesazhe janë vendosur në të gjitha shkollat e mesme të qytetit.

Read Previous

Handikos Gjakovë, mirënjohje për institucionet që u mundësojnë qasje personave me aftësi të kufizuar

Read Next

Handikos shënon ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara me aktivitete kulturore