Nxënësit e shkollës “Zekeria Rexha” kanë qenë përfitues të projektit “Kidpreneurship-Think.Design.Create” ku përmes printerëve 3D nxënësit mund të krijojnë materiale të cilat pastaj edhe mund t’i shesin. E nxënësit e kësaj shkollë nuk kanë humbur kohë dhe veçse kanë krijuar produktet e para. Olta ishte ajo që tregoi për mënyrën e realizimit.
Organizata ETEA ka qenë pjesë kyçe e këtij projekti, teksa përfaqësues të saj vlerësojnë lartë punën e bërë nga nxënësit.
Për drejtorin Pleurat Rudi ka qenë shumë e rëndësishme që nxënësit të angazhohen në një projekt të tillë që sjell të mira për ta dhe për shkollën.
Punimet e nxënësve janë realizuar me ndihmën e mësimdhënësve teksa sot prindërit e tyre patën mundësinë të shohin nga afër punimet që pritet të krijohen edhe në dimensione të tjera, në të ardhmen.