Nxënësit e shkollës fillore “Mustafa Bakija” sot në ditën e tokës patën një mision të veqantë në parkun e qytetit. Ata mbollën 7 fidane me qëllim që të tregojnë mbështetjen e tyre për mbrojtjen e mjedisit. Ky aktivitet u organizua nga menaxhmenti i shkollës në bashkëpunim me komunën e Gjakovës.
Nxënësit ishin entuziast për këtë aktivitet. Kështu tha edhe mësuesja Albana Dujaka.
Një numër i madh i tyre mbanin në duar edhe mbishkrime për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit e cila ka ndikim të drejtëpërdrejt në shëndetin tonë.
7 klasa me nxënës dhe mësimdhënset e tyre nuk e përbyllën këtu aktivitetin e tyre. Ata vizituan edhe bibliotekën e qyetit me rastin e ditës ndërkombëtare të librit.