Gjatë ditëve të fundit po vërehet një rënie e numrit të të hospitalizuarëve për covid 19 në spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë. Bazuar në raportin e 24 orëve të fundit në këtë spital janë gjithsej 61 pacientë që po trajtohen për covid 19, prej të cilëve 46 janë të konfirmuar pozitiv, 12 negativ, dhe 3 të pakonfirmuar. Me oksigjenoterapi po trajtohen 38 pacientë, ndërsa më CPAP maskë 2 pacientë. Nga shqipëria janë gjithsej 4 pacientë që po trajtohen këtu.
E numër i vogël i të infektuarëve me këtë virus vërehet tashmë edhe në institucionet arsimore në komunën e Gjakovës.
Vlen të theksohet se aktualisht nuk ka asnjë të infektuar nga stafi I spitalit të përgjithshëm Isa Grezda në Gjakovë.