Numri i emigrantëve shqiptarë, më i ulëti që nga janari i 2022

Numri i emigrantëve shqiptarë që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të jashtëligjshme është ulur ndjeshëm këtë vit.

Në shifrat e fundit të publikuara nga Ministria e Brendshme britanike, rezulton se nga janari i këtij viti deri në prill, numri i shqiptarëve që kanë hyrë në Britani me gomone është 20. Kjo është shifra më e ulët që nga janari i vitit 2022.

Qeveria shqiptare dhe ajo britanike kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndaluar kalimin e emigrantëve të jashtëligjshëm përmes kanalit të La Manshit,  Autoritetet britanike kanë vlerësuar efikasitetin e kësaj marrëveshje./RTSH/

Read Previous

Shihet si pasues i Lajçakut, Pahor po përgatit një plan për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Read Next

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024