Numër më i madh i votuesve në orët e pasdites në qendrën e votimit “Mustafa Bakija”

Në këtë qendër na informuan se pas mesditës është vërejtur fluks shumë më i madh i qytetarëve për të votuar. Interesim pati edhe gjatë kohës sa ekipi ynë qëndroi aty, disa orë para mbylljes së kutive të votimit.

Qytetarët thanë se i tërë procesi ishte i rregullt dhe nuk pati ndonjë problem, teksa bëjnë thirrje që të votohet.

Banorëve të Gjakovës u mbeten vetëm edhe pak orë, për të votuar deri në përmbyllje të tërë procesit, i cili deri më tani vlerësohet si i qetë dhe pa incidente të theksuara.

Read Previous

​Balotazhi për Gjakovë, procesi po kalon pa probleme

Read Next

Kongresi i Manastirit, kuvendi që bëri kthesë për shqiptarët dhe gjuhën shqipe