Numër i lartë i të infektuarëve me Covid-19 në spitalin “Isa Grezda”

Tashmë ka kaluar 1 vit që kur është shënuar rasti i parë me Covid-19 në Kosovë. Ndërsa në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë janë bërë më shumë se 9 muaj që kur kanë filluar të trajtohen pacientët e infektuar me këtë virus. Dr. Sadri Kastrati është njëri ndër mjekët e shumtë të këtij spitali që po trajton rastet me covid, prej të cilëve potencon se aktualisht të hospitalizuar janë gjithsej 93 pacientë.

Dr. Kastrati ndër të tjera tregon edhe disa nga simptomat kryesore të këtyre pacientëve.

Vlenë të theksohet se bazuar në raportin e 24 orëve të fundit, Covid pozitiv janë 2 mjekë të spitalit Isa Grezda, 5 infermierë, sidhe 2 të tjerë nga stafi I spitalit. Gjithashtu nga Shqipëria janë gjithsej 10 pacientë që po trajtohen këtu.

Read Previous

Zemaj thotë se mbyllja qoftë edhe e pjesshme e vendit do ta thellojë përkeqësimin e gjendjes

Read Next

912 persona të hospitalizuar për COVID-19, 736 prej tyre në oksigjeno-terapi