Nuk pranoi të vinte maskën, qëllon me armë dhe vret 2 persona

Looking into Red Square from the rear of St. Basil’s Cathedral, shows Gosudarstvennyy Universalnyy Magazine (known as GUM), Russia’s largest department store, which is a mass of twinkling lights at night. (U.S. Air Force photo by Karen Abeyasekere)

Dy persona humbën jetën dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur, mes të cilëve dhe një fëmijë i mitur, kur një person i armatosur hapi zjarr brenda një zyre të shërbimit publik në Moskë.

I dyshuari, i cili më pas u arrestua nga forcat e sigurisë, nxorri armën dhe nisi të qëllonte të pranishmit, pasi iu kërkua që të vendoste maskën dhe të zbatonte protokollet anticovid, për mjediset e mbyllura.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, autori i të shtënave hapi zjarr kur rojet tentuan ta shoqëronin me forcë jashtë godinës.

Tashmë një hetim  ka nisur dhe nëse autori i krimit shpallet fajtor mund të rrezikojë dhe dënimin përjetë.

/A2News/

Read Previous

Ajri i Çernobilit është 47 për qind më pak radioaktiv falë teknologjisë së re

Read Next

Rekord i ri botëror, çifti mbush shtëpinë me 444 pemë Krishtlindjesh