“Nuk më intereson se kush e kundërshton”, thotë Vuçiq për Ballkanin e Hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është shprehur se nuk i intereson për personat që e kundërshtojnë idenë e “Ballkanit të Hapur”.

Ai në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë ka kritikuar Bashkimin Evropian se nuk është duke punuar mjaftueshëm në pranimin e Serbisë si dhe për mbështetjen në fusha të ndryshme siç është ekonomia, duke thënë se bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë e kanë nisur idenë e “Ballkanit të Hapur” për të zgjidhur vet vështirësi që i kanë.

“Filluam të gjejmë vet mënyra për të kapërcyer vështirësitë ekonomike. Kjo është se pse e krijuam mekanizmin tonë për të kapërcyer të gjitha vështirësitë duke përfshirë këtu “Ballkanin e Hapur”. Ne dëshirojmë të kemi qarkullim të lirë pa kufij në të ardhmen”.

“Edhe pse janë disa njerëz që nuk e dëshirojnë këtë sepse nuk e kanë timonin në duart e tyre, por të themi të vërtetën, ne nuk mërzitemi për ata më. Ajo çka dëshirojmë të shohim ne është se çfarë do të jetë e ardhmja për të gjithë ne”,ka thënë Vuçiq.

/KlanKosova.tv/

Read Previous

Situatë e rëndë në spitale, mbi 1200 pacientë me Covid-19 të hospitalizuar

Read Next

MAPL mbështetë komunat me 24 projekte, vlera mbi 2 milionë euro, në mesin e komunave edhe Gjakova