“Nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999” – si i kujton ato vite njëra ndër policet e para të Kosovës?

“Si femra jemi shumë të forta dhe të guximshme dhe ia dalim që t’i shërbejmë popullit, përkundër obligimeve që kemi…”

Kështu nisi rrëfimin e saj njëra ndër policet e para femra, që vjen nga gjenerata e dytë e Policisë së Kosovës, nënkolonelja, Zylfije Dema, gjersa tregon për sfidat që e kanë shoqëruar plotë 24 vite.

Dema në një intervistë për Telegrafin thotë se nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999.

“Në vitin 1999 për mua ka qenë një thyerje e një tabuje duke lënë mbrapa të kaluarën, apo mentalitetin tonë që një femër po vishet në uniformë, nuk ka qenë e lehtë. Mirëpo, me përkrahjen e familjes e kam kaluar dhe atë”, ka thënë Dema.Reklama

Ajo thotë se si Polici e Kosovës edhe pse kanë kaluar nëpër shumë dallgë të vështira, suksesi asnjëherë nuk u ka munguar.

Nënkolonelja Dema u bën apel femrave të reja që t’i bashkohen Policisë së Kosovës, pasi siç thotë ajo është një punë fisnike dhe e ndershme për t’i shërbyer popullit.

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) më 6 shtator 2023 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë shënoi 24-vjetorin e themelimit të saj. /Telegrafi/

Read Previous

Haradinaj: I pikëlluar pas termetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko

Read Next

Kush fiton dhe kush humbet, në lidhje me Kosovën? Krejt çka tha zv/kryeministri Bislimi për Danas