Kuvendi i Kosovës nuk pati kuorum për të votuar themelimin e Komisionit Hetimor për kontratat njëburimore.
Kryekuvendari Glauk Konjufca bëri të ditur se nga 63 deputetë sa ishin të pranishëm në sallën në votim morën pjesë vetëm 23.
Sipas tij, shifra e deputetëve që morën pjesë në votim e pamundëson formimin e këtij komisioni. /Klankosova.tv