Nuk ka dakordësi në BE për paketën e 9-të të sanksioneve ruse

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të bien dakord për paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë në një takim të ministrave të jashtëm.

Kështu deklaroi Josep Borrell, përfaqësuesi më i lartë i BE-së për politikën e jashtme.

“Ministrat nuk kanë arritur një marrëveshje, por shpresoj se do të arrihet këtë javë”, tha Borrell në një konferencë pas takimit me homologët e tij të BE-së në Bruksel.

Më pas, ai sqaroi se problemi me marrëveshjen nuk qëndron në asnjë shtet anëtar të BE-së.

“Nuk ka marrëveshje 100 për qind. Kjo do të thotë se disa vende anëtare nuk janë dakord. Unë nuk mund të hyj në detaje dhe të tregoj: këtu është ky apo ai (vend). Ne do të vazhdojmë… Por kam plotësisht besim se ne do të arrijmë marrëveshje”, garantoi përfaqësuesi evropian.

Sipas tij, problemi nuk është një nen i veçantë, është problemi i një lloj përjashtimi se sanksionet nuk do të kenë efekte anësore dhe që në të njëjtën kohë nuk shkatërrohet efektiviteti i tyre.

Më 7 dhjetor, Komisioni Evropian propozoi paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë për luftën që ajo nisi, të cilën ua propozon vendeve anëtare ta miratojnë.

Komisioni Evropian ka propozuar sanksione kundër tre bankave të tjera ruse dhe kufizime shtesë të eksportit për mallrat me qëllime të dyfishta, si dhe ka përgatitur masa për ta bërë më të vështirë për Rusinë aksesin e dronëve. /Albanianpost.com

Read Previous

Qeveria ndan edhe 5.4 milionë euro për subvencionim të energjisë

Read Next

Qeveria ndan 5.8 milionë euro për përballje me inflacionin