Nuk janë parkingje por shfrytëzohen si të tilla

Shpesh ndodh që në disa hapësira publike në qytetin e Gjakovës të hasim në vetura të shumta të cilat shpeshherë krijojnë edhe kaos. Ndonëse këto hapësira nuk janë të destinuara për parkingje ato shfrytëzohen si të tilla.

“Në rrugën njëkahëshe lejohet ndalimi dhe parkimi pranë dy skajeve të rrugës, por që largësia ndërmjet dy mjeteve të parkuara  duhet të jetë së paku 3m”.

Por, nëse i referohemi ligjit të Republikës së Kosovës për rregullat e trafikut rrugor në nenin e 84 thuhet:

“Shoferit nuk i lejohet ta ndalë dhe ta parkojë mjetin në vendin ku do të rrezikonte sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik ose do ta pengonte zhvillimin normal të qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve “.

“Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej tridhjetë (30) euro, shoferi I mjetit të cilit vepron në kundërshtim me dispozitat e këtij neni.

Nga ana e qytetarëve sërish u përcoll apeli i njëjtë. Që vozitësit e automjeteve të kenë kujdes e mos t’i parkojnë veturat vend pa vend duke rrezikur jetën e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Read Previous

Punimet në Çarshinë e Vjetër nuk vazhdojnë, problem janë pllakat e granitit jo adekuate

Read Next

Rama: Është surreale që 2 milionë qytetarë të Kosovës rrinë të mbyllur