Përveç relaksit dhe atraksionit që po ofron ky ambient në Shkugëz është edhe bamirësia.
Në një pjesë të kësaj natyre janë mbjellur edhe perime të ndryshme ku çdo qytetar mund t’i blejë ato të freskëta. Albana Hana Bakalli tha se cdo fond i fituar do të shkojë për fëmijët e shoqatës Handikos në Gjakovë.
Ky vend ofron qetësi e argëtim për gjithë vizitorët. Pyllit mund t’i bashkohen të gjitha grupmoshat sepse hapësira është e mjaftueshme për gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë disa momente në natyrë dhe ajër të pastër.
Ka nga ata që kanë ardhur edhe nga qytetet e tjera e që thanë se kishim nevojë për një vend si ‘’Pylli’’.
Me nipa e mbesa këtu kishte ardhur për ta kaluar kohë edhe Dijana Ponosheci e cila tha se këtu është vend i duhur edhe për të moshuarit.
Tashmë e dimë destinacionin për t’i kaluar netët e nxehta të verës.