Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk Recep Tajyip Erdogan, me të cilin thuhet se ka biseduar edhe për çështjen e Kosovës.
Pas kësaj bisede, thuhet se Aleksandar Vuçiq pret që Turqia dhe presidentii i saj, të vazhdojnë mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi, përcjell Klankosova.tv.
“Vuçiq shprehu pritshmërinë që Presidenti Erdogan dhe Turqia të vazhdojnë të mbështesin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjen e ndjeshme të Kosovës dhe Metohisë për Serbinë.” Me këtë rast, Presidenti Erdogan konfirmoi se ai mbështet plotësisht dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan REL, të ketë thënë në një deklaratë të lëshuar.
Bisedimet midis dy presidentëve vijnë pasi Erdogan tha më 20 korrik se Turqia po punonte në njohjet e reja të Kosovës.
Sipas Reuters, ai njoftoi gjithashtu një bisedë me Presidentin amerikan Joseph Biden për atë çështje.
“Ne po përpiqemi të punojmë për rritjen e njohjes së Kosovës. Aktualisht është 114 dhe ne duam që ky numër të rritet. Dhe ne shpresojmë që këtë vit, në takimin e Kombeve të Bashkuara, takimin që do të kem me Biden, ne do ta diskutojmë përsëri këtë temë”, tha Erdogan gjatë vizitës së tij në shtetin e panjohur të Qipros Veriore.