Njohja e kontributeve të viteve 90 – Kurti: Ne po i rregullojmë që në mandatin e parë, të tjerët ua mohuan këtë të drejtë

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk do të ndalen për zbatimin e zotimeve të dhëna ndaj qytetarëve.

Kjo duke iu referuar vendimit të Qeverisë për Ligjin për reformat pensionale që siguron se punëtorëve të viteve të 90-ta do t’iu njihen kontributet.

Kurti shtoi se qeveritë e kaluara u kanë bërë padrejtësi personave që i kanë larguar me dhunë nga puna ish-regjimi i Serbisë.

“Duke ndryshuar Ligjin i cili do të mundësojë fitimin e së drejtës që të përfitojnë nga kontributet e tyre edhe ata që për shkak të largimit të dhunshëm nga puna nuk arritën që të përmbushin kushtin prej 15 vitesh kontribut. Kjo arritje i shtohet listës së çështjeve dhe problemeve që të tjerët nuk arritën që t’i zgjidhin për 20 vite e po i rregullojmë që në mandatin e parë, madje në gjysmën të mandatit. Kemi ende shumë punë para vetes por me durim e përkushtim do të arrijmë të përmbushim çdo gjë që e kemi premtuar deri në fund. Pavarësisht pengesave e gurëve që çdo ditë na i hedhin në rrugë, ne nuk ndalemi, i mbajmë dhe i përmbushim zotimet e dhëna ndaj qytetarëve tanë”, tha Kurti.

“Këta qytetarë përjetuan pabarazi, gjatë largimit dhunshëm nga puna në kohën e ish-regjimit serb dhe nga pushtetet e kaluara të qeverive që nuk e kanë ndryshuar ligjin duke u mohuar skemën pensionale kësaj kategorie të qytetarëve. Jemi qeveria e vetme që kemi marrë veprime konkrete ligjore e po llogarisim pabarazinë”.

Rreth 70 mijë persona kualifikohen si përfitues nga ndryshimi i këtij ligji. /EO

Read Previous

Murati flet për mungesën e punëtorëve, ka një sqarim pse po ndodh kjo

Read Next

Tensionet në veri, Lajçaku pritet të takohet edhe me Bislimin