Njihuni me femrën e parë që u inkuadrua në Policinë e Kosovës në Gjakovë

Kështu fillon një ditë pune për njësinë speciale të reagimit të shpejtë.Agnesa Maloku bashkë me kolegët e saj tash e 22 vjet janë në shërbim dhe ofrim të sigurisë së qytetarëve në komunën e Gjakovës dhe më gjerë. Ajo është femra e parë police në këtë komunë që u rreshtua në Shërbimin Policorë të Kosovës.

Përgjatë këtyre viteve Maloku tregoi se ka pasur përvoja nga më të ndryshme gjatë ushtrimit të këtij profesioni. Por përkundër sfidave ajo thotë se pas saj qëndron puna e madhe, ambicia dhe mbështetja nga familja dhe miqtë.

Agnesa dhe zyrtarët tjerë të Policisë janë inspirim për gjeneratat e reja të cilat përpiqen të arrijnë barazi më të madhe në institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit. Sot Policia e Kosovës shënon 22 vjetorin. Me këtë rast komandanti i stacionit policor në Gjakovë, Major Milazim Lumi thotë se policia vazhdon të jetë e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive konform ligjit.

Sfidë për policinë mbetet luftimi i krimit dhe korrupsionit.

Në nivel vendi Policia e Kosovës numëron 8 mijë zyrtarë, ndërsa ne regjionin e Gjakovës janë gjithsej 430 zyrtarë. Përkundër sfidave puna dhe gadishmëria e secilit zyrtar policor për të qenë në krye të detyrës nuk mungon ka thënë tutje major Lumi.

Read Previous

Kryetarja e Gjykatës Speciale viziton Kosovën nesër

Read Next

Masat e reja në Shqipëri: Edhe turistët po kthehen në kufi